17 Qershor 2025, 19:01
Nga M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur në një takim zyrtar Presidentin e Eurojust, Michael Schmid. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manja ka ndarë disa imazhe nga takimi. Ai thotë se Schmid është një mik i Shqipërisë dhe një partner i çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare. Gjithashtu ai ka theksuar vlerësimin që gëzon Shqipëria në Eurojust si një partnere serioze, efikase dhe aktive.
Në fokus të diskutimeve ishin Skuadrat e Përbashkëta Hetimore (JITs), të cilat po rezultojnë si një model i suksesshëm në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar transnacional, veçanërisht në bashkëpunim me SPAK dhe autoritete partnere në Europë dhe Amerikën Latine.
“Rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar janë dëshmi e këtij bashkëpunimi të ngushtë,” thotë Manja.
Postimi:
Sot në Ministrinë e Drejtësisë pata kënaqësinë të pres Presidentin e Eurojust, z. Michael Schmid – një mik i Shqipërisë dhe partner i çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare. Diskutuam mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me Eurojust, ku Shqipëria vlerësohet si një partnere serioze, efikase dhe aktive në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike.
U ndalëm veçanërisht te Skuadrat e Përbashkëta Hetimore – një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve partnere në Europë dhe Amerikën Latine, me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën e saj europiane, duke ndërtuar drejtësi efikase dhe të besueshme për qytetarët e saj dhe për partnerët ndërkombëtarë.
michael schmid ulsi manja
Politike
17 Qershor 2025, 17:18
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Ka përfunduar verifikimi i 94 kutive të Peqinit dhe Gramshit ndërsa procesverbalet e konstatimit do i vih...
Politike
17 Qershor 2025, 17:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Lëvizja Bashkë ka kundërshtuar vendimin e kryekomisionerit Ilirian Celibashin, duke çuar në KAS &cc...
Politike
17 Qershor 2025, 16:06
M.B
Plarent Ndreca
TIRANA- Deputeti socialist Plarent Ndreca ka dalë nga ambientet e SPAK ku u paraqit ditën e sotme teksa ka bërë dhe...
Politike
17 Qershor 2025, 15:39
M.B
Edi Rama
TIRANA- Në selinë e Partisë Socialiste do të zhvillohen "seancat" e akademisë politike nga datat 20 qershor deri m&e...
Politike
17 Qershor 2025, 15:45
E. D
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se Komisioni Europian ka ç...
Politike
17 Qershor 2025, 14:21
I.A
Plarent Ndreca
TIRANË- Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. ...
Politike
17 Qershor 2025, 14:13
r.ll
salianji
FIER- Gjykata e Fierit ka shtyrë seancën ku pritej të shqyrtohej kërkesa për liri e ish-deputetit të Partisë De...
Politike
17 Qershor 2025, 13:32
I.A
Galit Peleg
TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka folur për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit d...
Politike
17 Qershor 2025, 13:15
N.F
Eglantina Zere
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marr&e...
Politike
17 Qershor 2025, 13:09
I.A
Pamjet
ELBASAN- Rivlerësimi i votave në Elbasan, po vijon ditën e sotme, por sipas PD-së kanë vërtetuar manipulimin e votave&...