17 Qershor 2025, 21:10
Nga Blerina Gjoka
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama
TIRANA- Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend.
Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë ngrihet gjithashtu si problematikë për sundimin e ligjit në Shqipëri. Shqetësimet e Brukselit i janë shprehur qeverisë shqiptare përmes dy dokumenteve jozyrtare në mes të majit dhe në fillim të qershorit, si drafte paraprake të vlerësimit për ecurinë e reformave në kapitujt themelorë të negociatave, ku vendin kryesor e zë sundimi i ligjit.
Në dokumentin paraprak që BIRN disponon, BE vë në dukje se pavarësisht përmirësimit të gjyqësorit në përgjithësi, janë shtuar përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe presion mbi sistemin gjyqësor.
“Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në shkurt 2025, shkaktoi reagime të paprecedenta publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo përbën një shqetësim serioz,” thuhet në dokument.
BE i referohet dhe dy ankesave të SPAK ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për dështimin për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur stafin e SPAK gjatë një proteste përpara godinës së tij kundër arrestimit të Veliajt si dhe rasteve të presionit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Gjatë periudhës së raportimit, gjashtë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje – dy gjyqtarë dhe katër prokurorë. Prokuroria e Posaçme nisi një hetim penal për përpjekje për ushtrim presioni ndaj një magjistrati në një çështje që përfshinte një deputet,” thuhet në dokument.
Komisioni Europian ka bërë një skaner të procesit të vetingut, funksionimit të gjykatave dhe problematikave në mungesën e burimeve njerëzore, ndërsa sjell në vëmendje dhe shqetësimet nëse propozimet ligjore për të rregulluar këto problematika nuk janë sipas standardeve europiane.
Në draft-raportin e rrjedhur në media të martën flitet gjithashtu për ‘mangësi’ që lidhen me punën, metodologjinë, transparencën dhe gjithpërfshirjen e komisionit të posaçëm ‘anti-korrupsion’ i drejtuar nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.
Kuvendi si institucioni më i lartë gjigjvënës kritikohet për nivel të dobët në mbikëqyrjen e ekzekutivit, moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në mungesën e emërimeve të drejtuesve apo anëtarëve të disa institucioneve.
Gjatë kësaj legjislature, mazhoranca socialiste këmbënguli në moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej dërgimi i mandatit të deputetet Olta Xhaçka për interpretim në këtë gjykatë, pasi bashkëshorti i saj u shpall nga qeveria “investitor strategjik”.
“Kuvendi gjithashtu duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ende nuk janë respektuar,” thuhet në vlerësimin e BE-së.
Si pjesë e kapitujve themelorë janë dhe reformat në prokurimet publike, ku BE vijon të vendosë theksin në kontratat me negociim të drejtpërdrejtë të qeverisë, si një procedurë jotransparente.
“Ligji i ndryshuar për Prokurimin Publik përmban një dispozitë kalimtare që i lejon Këshillit të Ministrave të autorizojë negociimin e drejtpërdrejtë të kontratave të shërbimeve në “fusha me interes strategjik” për një periudhë trevjeçare, çka ngre shqetësime mbi përputhshmërinë e saj me acquis-në e BE-së”- vërehet në dokumentin pararendës të draftraportit të BE-së për ecurinë e zbatimit të ligjit.
Qeveria dhe mazhoranca nuk e kanë komentuar kritikat dhe sugjerimet e BE-së për ecurinë e negociatave në kapitujt themelorë, ndër një raport final zyrtar pritet të dalë në fillim të korrikut. Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla dhe nënkryetarja socialiste e komisionit për Çështjet Evropiane, Etilda Gjonaj, thanë se nuk ishin në dijeni sepse nuk kishte akoma një raport zyrtar.
“Ky është një dokument paraprak që i vjen ministrisë së Drejtësisë dhe kjo ministri mbledh komentet e gjithë institucioneve dhe ia dërgon BE-së dhe pastaj përpunohet dhe bëhet publik një raport zyrtar për kapitujt themelorë,” tha Gjonaj duke sqaruar procedurën./ BIRN
ke shqiperia
Politike
17 Qershor 2025, 19:16
M.B
Xhemal Gjunkshi
TIRANA- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhet e 11 majit, Xhemal Gjunkshi kërkon nga ...
Politike
17 Qershor 2025, 19:01
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur në një takim zyrtar Presidentin e Eurojust, Michael Schm...
Politike
17 Qershor 2025, 17:18
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Ka përfunduar verifikimi i 94 kutive të Peqinit dhe Gramshit ndërsa procesverbalet e konstatimit do i vih...
Politike
17 Qershor 2025, 17:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Lëvizja Bashkë ka kundërshtuar vendimin e kryekomisionerit Ilirian Celibashin, duke çuar në KAS &cc...
Politike
17 Qershor 2025, 16:06
M.B
Plarent Ndreca
TIRANA- Deputeti socialist Plarent Ndreca ka dalë nga ambientet e SPAK ku u paraqit ditën e sotme teksa ka bërë dhe...
Politike
17 Qershor 2025, 15:39
M.B
Edi Rama
TIRANA- Në selinë e Partisë Socialiste do të zhvillohen "seancat" e akademisë politike nga datat 20 qershor deri m&e...
Politike
17 Qershor 2025, 15:45
E. D
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se Komisioni Europian ka ç...
Politike
17 Qershor 2025, 14:21
I.A
Plarent Ndreca
TIRANË- Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. ...
Politike
17 Qershor 2025, 14:13
r.ll
salianji
FIER- Gjykata e Fierit ka shtyrë seancën ku pritej të shqyrtohej kërkesa për liri e ish-deputetit të Partisë De...
Politike
17 Qershor 2025, 13:32
I.A
Galit Peleg
TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka folur për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit d...