Bota

Kaja Kallas bën thirrje për deeskalim të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit: Diplomacia është zgjidhja për ta parandaluar përhapjen e konfliktit në rajon

Duke përsëritur një qëndrim të njëjtë me aleatët, ajo u shpreh gjithashtu se Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore.

17 Qershor 2025, 14:37 Nga r.ll
Kaja Kallas bën thirrje për deeskalim të tensioneve mes Iranit
kaja kallas

BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian ka bërë thirrje për ulje të tensioneve midis Iranit dhe Izraelit. Kaja Kallas tha se blloku thekson nevojën urgjente për deeskalim përpara se situata të dalë jashtë kontrollit. Duke përsëritur një qëndrim të njëjtë me aleatët, ajo u shpreh gjithashtu se Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore.

“Gjatë pesë ditëve të fundit, Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme dhe kjo ka rritur rrezikun e një konflikti më të gjerë në rajon. Diplomacia është zgjidhja për ta parandaluar këtë dhe BE-ja do të luajë rolin e saj. Nuk mund të jemi të butë kur Irani përshpejton programin e tij bërthamor.", u shpreh Kallas sot për gazetarët.

Prej 5 ditësh shkëmbimesh sulmi në Lindjen e Mesme, zyrtarët në Iran kanë raportuar për më shumë se 220 të vrarë, shumica civilë, ndërsa Izraeli ka thënë se i janë vrarë 24 civilë. Iraeli, SHBA-ja dhe shtete të tjera perëndimore për një kohë të gjatë i kanë bërë thirrje Iranit që të mos zhvillojë armë bërthamore. Irani mohon se dëshiron të zhvillojë armë të tilla, por thotë se ka të drejtë të zhvillojë teknologji bërthamore për qëllime paqësore.

 

kaja kallas konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll