Bota

Peskov: Oferta e Rusisë për të ndërmjetësuar mbetet e vlefshme por Izraeli nuk është i interesuar të gjejë një zgjidhje paqësore

Në një intervistë telefonike me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje dhe tha se pasiguria rreth ngjarjeve aktuale është absolute.

17 Qershor 2025, 13:35 Nga N.F
Peskov: Oferta e Rusisë për të ndërmjetësuar mbetet e
Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh sot se Izraeli aktualisht nuk po kërkon ndërmjetësim në konfliktin me Iranin. Peskov shtoi se Rusia po u ofron qytetarëve të saj mundësinë për t'u larguar nga Irani nëpërmjet Azerbajxhanit.

Në një intervistë telefonike me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje dhe tha se pasiguria rreth ngjarjeve aktuale është absolute. Peskov shtoi se oferta e Rusisë për të ndërmjetësuar, nëse është e nevojshme, mbetet e vlefshme, por ai vuri në dukje se Izraeli aktualisht nuk është i interesuar të gjejë një zgjidhje paqësore.

rusia tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll