Bota

Komandanti ushtarak iranian paralajmëron: Sulmet ndaj Izraelit do të intensifikohen në orët në vijim me armë të reja dhe të përparuara

Heydari ka thënë se qindra dronë me rreze të gjatë veprimi me aftësi të sakta dhe fuqi të madhe shkatërruese kishin goditur zona në qytetet izraelite të Tel Avivit dhe Haifës.

17 Qershor 2025, 13:03 Nga r.ll
Komandanti ushtarak iranian paralajmëron: Sulmet ndaj Izraelit do të
kioumars heydari

IRAN- Forcat e armatosura iraniane kanë paraljamëruar Izraelin për një valë të re sulmesh të ashpra me armë të reja dhe të përparuara që do të intensifikohen në orët në vijim.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, citoi gjeneral brigade Kioumars Heydari, komandantin e forcave tokësore të ushtrisë, të martën të ketë thënë se qindra dronë me rreze të gjatë veprimi me aftësi të sakta dhe fuqi të madhe shkatërruese kishin goditur zona në qytetet izraelite të Tel Avivit dhe Haifës.

“Armiku duhet ta dijë se një valë e re sulmesh të ashpra nga forcat e armatosura, veçanërisht forcat tokësore të ushtrisë, me armë të reja dhe të përparuara ka filluar dhe do të intensifikohet në orët në vijim”, shtoi Heydari.

Dje, ushtria iraniane zbuloi një dron të ri vetëshkatërrues, Shahed 107, me një rreze veprimi prej 1,500 kilometrash (930 miljesh). CNN shkruan se nuk është e qartë nëse kjo armë është përdorur ende në konflikt. 

kioumars heydari

Sondazh

Poll