Bota

"Lol", Elon Musk publikon rezultatet negative të testit të drogës

17 Qershor 2025, 12:39 Nga N.F
"Lol", Elon Musk publikon rezultatet negative të testit të
Musk

SHBA- Elon Musk ka publikuar në "X" rezultatet e një testi droge pas pretendimeve se ai po merrte ketaminë ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Në fillim të këtij muaji, dolën thashetheme që akuzonin Musk se kishte marrë drogë ndërsa punonte në Shtëpinë e Bardhë.

Një raport New York Times, akuzonte 53-vjeçarin se kishte mbajtur një “kuti pilulash” me ilaçe gjatë udhëtimeve të tij dhe se ai kishte marrë drogë, duke përfshirë ketaminë dhe ekstazi një herë në ditë vitin e kaluar.

Musk i ka hedhur poshtë thashethemet duke postuar rezultatet e një testi laboratorik droge të cilat tregojnë se ai është “negativ”. Letra që konfirmon rezultatet e tij zbulon se ai bëri një test urine më 11 qershor të këtij viti për 19 droga, duke përfshirë amfetamina, ekstazi, kokainë dhe ketaminë, të cilat rezultuan të gjitha ‘negative’. Ai e publikoi raportin me mbishkrimin ‘lol’.

musk

Sondazh

Poll