Politike

Socialistët “braktisin” Kuvendin: Mos më llogarit, jam në SHBA

Sipas tij, kjo ka bërë që socialistët të mos kenë numrat e nevojshëm për të votuar projektligjet, si në komisione ashtu edhe në seanca plenare.

16 Qershor 2025, 15:11 Nga I.A
Socialistët “braktisin” Kuvendin: Mos më llogarit, jam
Niko Peleshi

TIRANË- Përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne, në Kryesinë e Kuvendit, u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Euronews shkruan se kryetari i grupit, Niko Peleshi, ka ngritur si shqetësim kryesor në mbledhje mungesën permanente të deputetëve në komisione dhe seancat plenare. Sipas tij, kjo ka bërë që socialistët të mos kenë numrat e nevojshëm për të votuar projektligjet, si në komisione ashtu edhe në seanca plenare.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Peleshi ka sjellë edhe shembullin e një deputeti, duke mos e përmendur me emër, i cili është larguar drejt SHBA-së dhe i ka thënë që të mos e ‘llogarisë’ deri në fund të kësaj legjislature. Peleshi u ka tërhequr vëmendjen deputetëve, duke u thënë se në mbledhje po u sjell porositë e Ramës. Po ashtu, Peleshi ka falënderuar deputetët që vijnë nga PSD e Tom Doshit, që kanë qenë prezentë, duke bërë kështu të mundur numrat e nevojshëm për votimin.

niko peleshi

Sondazh

Poll