Bota

Të shtëna me armë zjarri në një festival në SHBA, humbin jetën 3 persona, mes tyre një foshnjë

Sipas mediave të huaja 3 persona, përfshirë një foshnjë tetë muajshe, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një incident me armë zjarri gjatë festivalit UestFest në Utah.

16 Qershor 2025, 12:39 Nga M.B
Të shtëna me armë zjarri në një festival në SHBA,
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një ngjarje e rëndë që la pas 3 viktima ka ndodhur në një festival në SHBA. Sipas mediave të huaja 3 persona, përfshirë një foshnjë tetë muajshe, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një incident me armë zjarri gjatë festivalit UestFest në Utah.

Mësohet se gjithçka u zhvilla midis dy grupeve në Centennial Park, ku një adoleshent 16-vjeçar qëlloi me armë zjarri, duke shkaktuar tragjedinë. Policia arrestoi të riun, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet dhe nëse ngjarja ka lidhje me bandat.

shba

Sondazh

Poll