Aktualitet

Masakroi me thikë 30 cm ish-bashkëshorten në Itali, në makinë Nikollaq Hudhrës iu gjetën edhe mjete të tjera prerëse: Ishte hera e tretë që doja ta bëja!

Raportohet se Hudhra e kishte kaluar ditën me djalin e tij 21-vjeçar, Mario. Më pas, ai kishte marrë një skuter dhe ishte drejtuar drejt qendrës së fshatit në rrugën Benadduci, ku ndodhi edhe sulmi. Ai zgjodhi skuterin pasi viktima do ta njihte makinën e tij.

16 Qershor 2025, 08:54 Nga N.F
Masakroi me thikë 30 cm ish-bashkëshorten në Itali, në
Viktima

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçares shqiptare, Gentiana Hudhra në Itali. Ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra ka deklaruar se ka tentuar edhe tre herë të tjera për ta vrarë 45-vjeçaren shqiptare por mbrëmjen e 14 qershorit ai e finalizoi me sukses planin e tij fatkeq që i mori jetën shqiptare.

Raportohet se Hudhra e kishte kaluar ditën me djalin e tij 21-vjeçar, Mario. Më pas, ai kishte marrë një skuter dhe ishte drejtuar drejt qendrës së fshatit në rrugën Benadduci, ku ndodhi edhe sulmi. Ai zgjodhi skuterin pasi viktima do ta njihte makinën e tij.

Gentiana, që punonte si kujdestare, po fliste në telefon me një mik në momentin kur u sulmua nga pas. Hudhra e qëlloi me thikë rreth 10 herë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, të cilën e kishte fshehur më parë nën rrobat e punës. Më pas, ai e goditi edhe me shqelma ndërsa viktima ishte përtokë.

 “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë”, u ka thënë Hudhra personave që ishin në vendin e ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu krimin dhe tha se kishte planifikuar ta vriste ish-bashkëshorten për të “liruar fëmijët e tij”.

“Donte të më helmonte. Unë duhej t’i liroja.” Hudhra pranoi se ishte përpjekur ta vriste më parë, duke pohuar: “Ishte hera e tretë që doja ta bëja.”

Në makinën e tij u gjetën edhe thika të tjera, ndërsa njëra prej tyre ishte mbështjellë në një qese plastike e futur nën tutat e punës. Prokuroria ka ngritur akuzën për vrasje të paramenduar, e rënduar nga mizoria dhe nga fakti që viktima është grua. Hetuesit po vlerësojnë nëse do të kërkohet edhe një ekspertizë psikiatrike për autorin e rrëfyer të krimit.

vrasja e gentiana hudhres

Sondazh

Poll