Aktualitet

Humbi kontrollin mbi “Jet Ski” dhe ra në det, plagoset rëndë 21-vjeçari belg në Durrës

Policia bën me dije se i riu ka pësuar dëmtime të rënda ndërsa pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

15 Qershor 2025, 22:53 Nga M.B
Humbi kontrollin mbi “Jet Ski” dhe ra në det, plagoset
Foto ilustruese

DURRËS- Një 21-vjeçar belg, pushues në zonën e Shkëmbit të Kavajës, dyshohet se gjatë manovrave ka humbur kontrollin mbi një mjet lundrues (Jet Ski) dhe ka rënë në det. Policia bën me dije se i riu ka pësuar dëmtime të rënda ndërsa pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale pronarin e mjetit lundrues.

Njoftimi:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, shërbimi i Urgjencës së Spitalit të Durrësit ka njoftuar se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi belg H. K., 21 vjeç.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pranë bregdetit, ky shtetas dyshohet se gjatë manovrave ka humbur kontrollin mbi një mjet lundrues (Jet Ski) dhe ka rënë në ujë.

Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe nga Spitali Rajonal i Durrësit është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale pronarin e mjetit lundrues, shtetasin S. Xh. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

durres

Sondazh

Poll