Bota

Zyrtarët e SHBA-ve thanë se ishte në planet e Izraelit për ta eleminuar, kush është Udhëheqësi Suprem i Iranit?

Vrasja e komandantëve të tij, njoftimet e Benjamin Netanyahut dhe deklaratat e zyrtarëve izraelitë, të bëjnë të mendosh se një nga objektivat përfundimtarë të këtij konflikti të ri është pikërisht eliminimi i tij.

15 Qershor 2025, 21:21 Nga M.B
Zyrtarët e SHBA-ve thanë se ishte në planet e Izraelit për
Ajatollah Ali Khamenei

IRAN- Mbështetësit e Ajatollah Ali Khamenei janë të sigurt se Udhëheqësi Suprem, si një udhëheqës i vërtetë, ka qëndruar në kryeqytet, pranë popullit të tij të bombarduar nga avionët izraelitë. Vrasja e komandantëve të tij, njoftimet e Benjamin Netanyahut dhe deklaratat e zyrtarëve izraelitë, të bëjnë të mendosh se një nga objektivat përfundimtarë të këtij konflikti të ri është pikërisht eliminimi i tij.

Që nga vdekja e Hassan Nasrallah, udhëheqësit të Hezbollahut libanez, masat e sigurisë rreth Ajatollahut janë forcuar ndjeshëm. Mbrojtja e Khameneit i është besuar një aparati të menaxhuar kryesisht nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRCG), përmes njësisë së saj speciale, “Trupave të Mbrojtjes Vali Amr”. Për të mbrojtur klerikun 86-vjeçar, regjimi ka investuar gjithashtu në teknologji të përparuara: kamera termike, skanerë, kontrolle rigoroze në hyrje të aktiviteteve publike dhe private. Çdo paraqitje e tij publike ose udhëtim paraprihet nga një punë përgatitore e kujdesshme.

Khamnei nuk ka shkelur jashtë Iranit që nga viti 1989, viti në të cilin ai u kurorëzua si udhëheqës i madh. “Ishte një surprizë” kur ai u bë Udhëheqës Suprem më 6 gusht 1989, pas vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ruhollah Khomeini. Khamenei shërbeu dy mandate në detyrë, duke filluar nga viti 1981, dhe në vitin 1989 u bë Udhëheqës Suprem me një ndryshim në kushtetutë. Ata menjëherë e quajtën atë Ajatollah, edhe pse ai nuk ishte fare Ajatolla”. Ai ishte një hojatolleslam, një klerik i rangut më të ulët (kritikët e kanë tallur atë gjatë viteve me nofkën “Shish Kelaseh”, që do të thotë me “6 vjet shkollë”).

Thelbësore për ngritjen e tij ishte mbështetja e Hashemi Rafsanjani, i cili në vitin 1989 ishte kreu i Parlamentit. Ai tregoi një letër ku deklaronte se ai shprehte vullnetin e të ndjerit Khomeini që Khamenei të ishte pasardhësi i tij. Rafsanjani mendoi ta përdorte Khamenein për të mbajtur pushtetin real (ai ishte president deri në vitin 1997), por marrëdhënia mes tyre u përkeqësua. Khamenei dhe aleatët e tij gradualisht e anashakaluan atë duke e etiketuar si “kapitalist” dhe “mbështetës të Islamit Amerikan“. Khamenei arriti të ruante pushtetin dhe “flakëzën” e revolucionit islamik, pavarësisht se nuk kishte karizmën e Khomeinit, falë aleancës me konservatorët dhe Pasdaranin, “Gardën Revolucionare”.

Udhëheqësi aktual Suprem është një figurë komplekse. Ai ka lejuar ngritjen e udhëheqësve relativisht të moderuar si Khatami ose Rouhani, kur mendonte se ata mund të forconin stabilitetin kombëtar. I njohur për një jetë të matur dhe asketike, ai e urren luksin. Thonë se ai refuzon dhuratat e çmuara, ose i shet ato, duke dhuruar të ardhurat për ata që kanë më shumë nevojë. Ideologjikisht, Khamenei e paraqet veten si mbrojtës të vlerave të revolucionit islamik të vitit 1979 për drejtësi sociale, pavarësi kombëtare dhe qeverisje islamike. Por modeli i tij është qartësisht autoritar dhe represiv, që synon të sigurojë mbijetesën e regjimit dhe ruajtjen e pushtetit personal.

Ajatollahët burgosin, torturojnë dhe vrasin çdo formë disidence, siç e kemi parë me përpjekjet për revolucion gjatë 20 viteve të fundit. Nga viti 2009, me “Lëvizjen e Gjelbër”, deri në vitin 2023, me “Gruaja, Jeta, Liria”, ku mbi 20 mijë njerëz janë burgosur dhe 500 janë vrarë. Revolucioni islamik u zhvillua para së gjithash brenda Islamit, duke përthithur vlerat e protestave të të rinjve të viteve 1960 dhe 1970, duke sulmuar klerin tradicional shiit të frikësuar nga çdo përfshirje në luftërat politike dhe duke i ftuar iranianët të rebeloheshin, edhe nëse kjo më pas i çoi ata t’i nënshtroheshin autoritetit të “burimeve të emulimit” shiit – siç vëren Alberto Zanconato në biografinë e tij të Khomeinit. Ata pretendojnë se shoqëria duhet të udhëhiqet nga një jurist islamik, sipas doktrinës së “velayat-e-faqih”.

I vendosur për të mbrojtur mbijetesën e Republikës Islamike, Khamenei u përplas gjatë viteve me figura të tjera brenda të njëjtit regjim të cilët besonin se reformat ishin të nevojshme për atë mbijetesë. Ajatollah Hossein Ali Montazeri në arresti shtëpiak e ka akuzuar Udhëheqësin Suprem për kryerjen e “mëkateve të rënda, duke përdorur forcën kundër të pafajshmëve” dhe duke mohuar paanshmërinë dhe drejtësinë e nevojshme për ata që qeverisin si interpretues të vullnetit hyjnor. Nëse qëllimet e Netanyahut përfshijnë eliminimin e Udhëheqësit Suprem, bëhet e rëndësishme të përpiqemi të imagjinojmë se cilat janë skenarët pas-Khameinit.

Vrasja e tij do të hapte skenarë të kundërt dhe do të kishte pasoja shpërthyese përtej fushëbetejës. Kushtetuta parashikon aktivizimin e një procesi për të zgjedhur një klerik tjetër në vend të tij përmes Asamblesë së Ekspertëve. Emri i djalit të preferuar Mojtaba, si paraardhës ka qarkulluar për vite me radhë. I preferuari midis 6 fëmijëve të tij (i akuzuar gjithashtu nga kritikët për mbajtje të pasurisë jashtë vendit) mund t’i japë dritën jeshile një monarkie të trashëgueshme. Edhe pse këshilltar i ngushtë i babait të tij ai nuk respektohet gjerësisht. Ai nuk është zgjedhur kurrë, ka kualifikime fetare, por nuk është një ajatollah.

ajatollah ali khamenei

Sondazh

Poll