Bota

Izraeli godet aeroportin në verilindje të Iranit, IDF: Objektivi ishte një avion furnizimi

Lajmi u konfirmua nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) teksa sipas deklaratës zyrtare, objektivi ishte një avion furnizimi iranian, i vendosur në aeroportin e Mashhadit.

15 Qershor 2025, 18:27 Nga M.B
Izraeli godet aeroportin në verilindje të Iranit, IDF: Objektivi ishte
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror ndaj aeroportit të Mashhadit, qytetit të tretë më të madh në Iran, i ndodhur në verilindje të vendit. Lajmi u konfirmua nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) teksa sipas deklaratës zyrtare, objektivi ishte një avion furnizimi iranian, i vendosur në aeroportin e Mashhadit.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se infrastruktura e aeroportit nuk ka pësuar dëme serioze, ndërsa pista mbetet funksionale. Megjithatë, burime të tjera mediatike nga Irani flasin për një sulm në lindje të Mashhadit, pa sqaruar më tej pasojat. IDF njoftoi se ky veprim është pjesë e një fushate më të gjerë për kontrollin e hapësirës ajrore iraniane.

“Forcat Ajrore janë të angazhuara për të siguruar epërsi ajrore në të gjithë territorin iranian,” thuhet në deklaratë.

lindje e mesme

Sondazh

Poll