Aktualitet

Vrau shokun se e shau nga nëna/ Lihet në burg Noel Dishi, zbulohet e kaluara e dibranit, 2 vite më parë u mor peng për të

25 Janar 2020, 09:55 Nga DOSJA
Vrau shokun se e shau nga nëna/ Lihet në burg Noel Dishi, zbulohet e

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masës e sigurisë “arrest me burg” për  Noel Dishin, autorin e  vrasjes së Vilson Tafçiut, ngjarje kjo që ndodhi disa ditë më parë në zonën e Astirit. Mësohet se në seancën e sotme Dishi ka deklaruar se vrau shokun e tij pasi një debati mes tyre. Ai u shpreh se viktima e ofendoi nga famija dhe ky menjëherë qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Dishi është marrë peng nga disa persona dy vite e gjysmë më parë në Durrës, me qëllimin për të kërcënuar Vilsonin, pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai u mbajt peng në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit.

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit. Pas negociatave me të atin Dishi, i cili ka tre identitete u vetëdorëzua në Polici dhe pranoi krimin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet noel dishi vritet vilson tafciu noel dishi vritet vilson tafciu

Sondazh

Poll