Aktualitet

Iu kërkua të lëvizte mjetin e parkuar gabim, 45-vjeçari godet efektivin e policisë, arrestohet shoferi në Mirditë

25 Janar 2020, 10:58 Nga DOSJA
Iu kërkua të lëvizte mjetin e parkuar gabim, 45-vjeçari

MIRDITË- Policia ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi ka goditur dhe kundërshtuar efektivin  e policisë rrugore për shkak të detyrës. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale: L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë. Mësohet se patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera por 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari Shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë. Arrestimi i tij u bë pasi në Rreshen, pasi patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera.

45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për tē cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person dhuna ne mirdite mirdite arrestohet nje person dhuna ne mirdite mirdite

Sondazh

Poll