Aktualitet

Shqiptari i nxori nga lumi pa ndjenja/ Dy fëmijët nuk ia dalin, ndërrojnë jetë në spital, prindërit dhurojnë organet e tyre: Ikët si heronj!

Emigranti shqiptar që u zhyt në ujë për të nxjerrë fëmijët është gjithashtu i shkatërruar, pasi mbërriti në vend pa mundur të besonte se dy miqtë e kishin humbur betejën për jetën.

13 Qershor 2025, 20:22 Nga N.F
Shqiptari i nxori nga lumi pa ndjenja/ Dy fëmijët nuk ia dalin,
Foto

GREQI- Dy fëmijët të cilët u shpëtuan nga mbytja nga një shqiptar në Greqi, fatkeqësisht nuk ia kanë dalë të luftojnë për jetën. Dy fëmijët kanë ndërruar jetë pak ditë pasi u nxorrën nga uji pandjenja nga një shqiptar.

Prindërit e fëmijëve morën vendimin për të dhuruar organet e tyre. Drejtori i Njësisë së Kujdesit Intensiv të Fëmijëve në Rio, Andreas Eliades ku ishin shtruar dy fëmijët, deklaroi së ata shpëtuan jetën e fëmijëve të tjerë.

"14-vjeçari Spyros, i cili u zhyt në lumë pa hezitim për të shpëtuar shokun e tij, duke humbur jetën e tij, do t'u japë jetë njerëzve të tjerë në nevojë. Ai është një hero, ashtu si 12-vjeçari, prindërit e të cilit morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, është një hero", tha ai.

Prindërit e fëmijëve që janë në gjendje të vdekur truri, ndërsa në një situatë të pashpresë, zgjodhën të dhuronin organet e tyre, duke ofruar kështu mundësinë që njerëzit e tjerë të vazhdojnë të jetojnë. Është një veprim që ka prekur miqtë dhe të afërmit e dy fëmijëve të humbur.

Që nga mëngjesi miqtë e tyre kanë lënë lule dhe kanë ndezur qirinj pranë bregut të lumit ku dhanë frymën e fundit. Emigranti shqiptar që u zhyt në ujë për të nxjerrë fëmijët është gjithashtu i shkatërruar, pasi mbërriti në vend pa mundur të besonte se dy miqtë e kishin humbur betejën për jetën.

"Do t'ju kujtojmë përgjithmonë, ju ikët si heronj", thuhet në një nga shënimet e lëna nga miqtë e fëmijëve të pafat në vendin e tragjedisë.

Sipas informacioneve, 12-vjeçari u hodh i pari dhe 14-vjeçari, duke parë se shoku i tij po mbytej, vendosi ta ndihmonte. 14-vjeçari, në përpjekje për të shpëtuar shokun e tij, goditi kokën, duke bërë që të dy fëmijët të mbyten në ujë.

mbytja e femijeve ne greqi

Sondazh

Poll