Politike

Berisha publikon skandalin: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor policie në Elbasan për t’u shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral

Gjatë fjalës së tij në konferencën për gazetarët, Berisha tha se bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor policie në Elbasan për tu shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral.

13 Qershor 2025, 12:29 Nga I.A
Berisha publikon skandalin: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua
Sali Berisha

TIRANËKreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim përsa i përket angazhimit të policisë në aktivitetin kriminal elektoral. Gjatë fjalës së tij në konferencën për gazetarët, Berisha tha se bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor policie në Elbasan për tu shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral.

 

"Këtu para jush do paraqes, përveçse të dhëna flagrante nga qendrat e votimit të akteve antiligjore që dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë fund e krye dhe jo një proces zgjedhor. Do paraqes kërcënimet që iu bënë komisionerëve në qendrat e votimit. Por do paraqes prapë një akt tjetër se si Altin Troplini fle mbi dosjet e krimit.
Se si i akuzuari nga Nuredin Dumani, Krenar Guçe, si oficer ndërlidhës i bandës, bashkëpunëtor i bandës, sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, emërohet zëvendësdrejtor i policisë në qarkun e Elbasanit për t’u shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral, për lidhjet e tij me kartelin e Suel Çelës dhe banda të tjera.
Këto janë njoftime në media, të cilat datojnë me 6 shkurt 2025.

Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor të krimit. Gjatë procesit gjyqësor me dyer të mbyllura, i pandehuri i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka përmendur emrin e një oficeri policie të cilin e akuzon si bashkëpunëtor të krimit. Dumani ka deklaruar se oficeri Krenar Guçe informonte anëtarët e grupeve kriminale për lëvizjet e objektivave. Ai ka specifikuar se Krenar Guçe njoftonte Henrik Hoxhajn, një anëtar i grupit kriminal, i cili më pas ia përcillte informacionin e tij. Njoftonte për lëvizjet e Elton Kiles- një nga detyrat e oficerëve kriminelë në radhët e policisë është të survejojnë dhe të ndjekin rivalët e bandave- dhe më pas Henrik Hoxhaj më informonte mua për lëvizjet e shënjestres, ka mundësi që ky Kile të jetë shënjestra, mësohet të ketë thënë Dumani në dëshminë e tij, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Pra, në mënyrë të përsëritur, kam deklaruar se balozët e krimit në prokurorinë speciale flenë mbi dosje krimi.
A mund të imagjinoni ju, sot kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, mbahet në burg dhe me urdhër të Edi Ramës i hiqet e drejta e aktivitetit fizik, ping-pong, për dhjetë ditë se ka folur në telefon pas orës 8.
Dëgjoni gjer ku shkon urrejtja e njeriut që nga mëngjesi gjer në darkë, ushqehet me urrejtjen e tij shpirtërore.
Pra, Ilir Meta mbahet në qeli absolutisht pa asnjë fakt penal dhe i zgjatet për herë të dytë hetimi, dhe ndëshkohet në qeli, kurse Krenar Guçe, ndërmjetësi i Nuredin Dumanit, i ngarkuar për të ndjekur Nuredinin për anëtarët e bandës rivale, lartësohet në zëvendësdrejtor dhe nuk arrestohet nga Altin Troplini. Se nuk duhet të fyejmë emrin Dumani me emrin Dumani më. Dumanin duhet ta quajmë Altin Troplini. A mund të imagjinoni ju një drejtësi të tillë? Ky është rasti më flagrant i bashkëpunëtori të Dumanit me krimin. Sepse Guçe i paguan Dumanit aq sa ju nuk e merrni me mend. Dëshmia e Dumanit për Krenar Guçen nuk paska vlerë, në një kohë kur dëshmia për çdo person tjetër që i intereson Altin Troplinit, ka vlerë. Ja pra, dyfytyrësia e një krimineli, që paguhet 7 mijë euro për të mbrojtur kriminelë si Krenar Guçe apo bos Troplini," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll