Politike

56 mln euro për sigurinë dixhitale, para edhe për bujqësinë! Rishikohet buxheti i vitit 2025

Ky rishikim, sipas ministrisë së Finacave, vjen pas analizës së ecurisë së projekteve gjatë pesëmujorit të parë dhe synon përdorimin më efikas të fondeve publike në mbështetje të sektorëve prioritarë dhe nxitjes së investimeve publike.

13 Qershor 2025, 11:44 Nga M.B
56 mln euro për sigurinë dixhitale, para edhe për
Kryeministria

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025, i cili përfshin një rialokim fondesh me një vlerë totale prej 11.8 miliardë lekësh. Ky rishikim, sipas ministrisë së Finacave, vjen pas analizës së ecurisë së projekteve gjatë pesëmujorit të parë dhe synon përdorimin më efikas të fondeve publike në mbështetje të sektorëve prioritarë dhe nxitjes së investimeve publike. Bëhet me dije se fondet do të shpërndahen në disa drejtime:

1. Rialokim të kursimeve të evidentuara në masën 5.6 miliardë lekë me qëllim për të siguruar forcimin e sigurisë dixhitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare.

2. Miratimin e një skeme të re të Garancie Sovrane për sektorin e Bujqësisë, me një vlerë rreth 3 miliardë lekë, me qëllim rritjen e aksesit në financë kryesisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë.

2. Rishpëndarjen e disa fondeve të brendshme, në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike.

buxheti

Sondazh

Poll