Politike

"E ndajmë bashkë, nuk kanë rëndësi mandatet!" Mbledhja e Komisionit të Çështjeve Europiane/ Çollaku drejtuar maxhorancës: Mos e trajtoni integrimin si tuajin

Sipas tij, përtej retorikës politike dhe për zgjedhjet, duhet të pranojnë konsensusin me opozitës në integrim.

13 Qershor 2025, 11:27 Nga M.B
"E ndajmë bashkë, nuk kanë rëndësi mandatet!"
Kreshnik Çollaku

TIRANA- Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme dDeputeti Kreshnik Çollaku foli me kritika ndaj maxhorancës për procesin e integrimit. Ai tha se vlerëson përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim, por shtoi se është e pandershme që ta trajtojnë këtë si proces të tyrin. Sipas tij, përtej retorikës politike dhe për zgjedhjet, duhet të pranojnë konsensusin me opozitës në integrim. Gjithashtu deputeti tha se pavarësisht mandateve te secilës palë, procesi i integrimit duhet ndarë së bashku.

“Ju keni përgjegjësinë por është e pandershme ta paraqesësh këtë proces tuajin, të qeverisë, projekt i Edi Ramës. Nuk do të ishte ky sukses pa votat e konsensusit të opozitës. Në rast se do të shkohet në këtë marrëdhënie konfliktuale. Sikur opozita jonë një ditë...nuk e di se çfarë do të bëjë në shtator por sikur t’i vijë një damar tjetër do ta shikoni se negociatat nuk ecin aq në vaj, nëse ngre shtizat përpjetë. Në këtë pikëpamje, ju e dini se ju votuan shqiptarët, edhe ne e dimë se çfarë ndodhi. Ca për fajet tona e ca për ustallëkun tuaj.

Por ky proces i integrimit nuk mundet....duhet ta mbroni konsensualitetin e këtij procesi, sepse ju e dini se pa këtë jo 86 vota, por 106 vota në sallë, në Bruksel, dyert nuk hapen. Edhe kryeministri e ka një argument më shumë është se opozitën e vendit  e ka në mbështetje të këtij procesi. Pres më ndershmëri kur flitet të paktën me integrimin, është proces që e ndajmë, nuk kanë rëndësi mandatet. Në rast se nuk ka konsensus procesi ngec, dhe ju e keni. Pastaj si na votojnë shqiptarët me trena, pa trena, është gjë tjetër. Tjetri thoshte fitore publicitare është muhabet tjetër. Por të paktën në Bruksel, ju lutem ta mbroni këtë proces konsensualisht se nuk ecën ndryshe”, tha Çollaku.

kreshnik Çollaku

Sondazh

Poll