13 Qershor 2025, 12:16
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirsë, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Mësohet se avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka depozituar në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.
“Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale” Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në GJKKO.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
ilir meta
Politike
13 Qershor 2025, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin si ushtar i botës së krimi...
Politike
13 Qershor 2025, 11:34
Izmir Akulli
Charles McGonigal dhe Edi Rama
TIRANË- Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal është rikthyer sër...
Politike
13 Qershor 2025, 11:52
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&e...
Politike
13 Qershor 2025, 11:44
M.B
Kryeministria
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025, i cili p&eum...
Politike
13 Qershor 2025, 11:36
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Seanca në GJKKO për çështjen "Gërdeci" është shtyrë për në datë...
Politike
13 Qershor 2025, 11:27
M.B
Kreshnik Çollaku
TIRANA- Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme dDeputeti Kreshnik Ço...
Politike
13 Qershor 2025, 10:16
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme pritet që të raportojë ne seancën e sotme në GJKKO, në lidhje me h...
Politike
13 Qershor 2025, 11:09
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane për Pozicionet Negociuese, Jorida Tabaku, ka folur sot kund&...
Politike
13 Qershor 2025, 10:57
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Pas rundit të fundit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, më 10 qershor, në nivel të kryenegocia...
Politike
13 Qershor 2025, 10:46
M.B
Foto nga mbledhja
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) zhvillon sot seancën për shqyrtimin e kërkesës ankimor...