Aktualitet

EMRI/ Kreu vjedhje në spital dhe dyqane, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Policia informon se dy ditë më parë vodhi para në çantat e 3 punonjëseve në spitalin e Elbasanit dhe një natë më pas, vodhi me thyerje, pajisje elektronike në një dyqan.

13 Qershor 2025, 11:17 Nga M.B
EMRI/ Kreu vjedhje në spital dhe dyqane, arrestohet 40-vjeçari
Foto ilustruese

ELBASAN- 40-vjeçari Andrea Buzani është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka kryer një seri vjedhjesh. Policia informon se dy ditë më parë ai vodhi para në çantat e 3 punonjëseve në spitalin e Elbasanit dhe një natë më pas, vodhi me thyerje, pajisje elektronike në një dyqan. Gjithashtu mësohet se policia ka gjetur dhe sekuestruar në një banesë të braktisur pajisjet e vjedhura.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 4 qytetarëve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit “Skeda”, identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin A. Ç. alias A. B., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se:
-gjatë natës së datës 11.06.2025, në spitalin rajonal të Elbasanit, ka vjedhur shuma parash, në çantat e 3 punonjëseve;
-rreth mesnatës së datës 12.06.2025, pasi ka thyer derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri”, ka vjedhur aty, pajisje elektronike, të cilat u gjetën nga shërbimet e Policisë, në një banesë të braktisur, në të njëjtën lagje.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan

Sondazh

Poll