Bota

Frika e kundërpërgjigjes nga Irani? Netanyahu: Qytetarët izraelitë duhet të ndjekin udhëzimet ushtarake! Sulmet tona ishin shumë të suksesshme

Ai tha gjithashtu se mund t'u duhet të qëndrojnë në zona të mbrojtura për një periudhë të zgjatur kohore.

13 Qershor 2025, 07:53 Nga M.B
Frika e kundërpërgjigjes nga Irani? Netanyahu: Qytetarët
Benjamin Netanyahu

LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje qytetarëve izraelitë të ndjekin udhëzimet e ushtrisë. Ai tha gjithashtu se mund t'u duhet të qëndrojnë në zona të mbrojtura për një periudhë të zgjatur kohore.

“Nëse nuk ndalet, Irani mund të prodhojë një armë bërthamore në një kohë shumë të shkurtër”, deklaroi ai.

Netanyahu i përshkroi sulmet ndaj Iranit si "shumë të suksesshme", por Izraeli tani është në gjendje të jashtëzakonshme në pritje të kundërsulmeve nga Irani.

Banorëve u është thënë të “qëndrojnë në zonat e mbrojtura” dhe “t’u binden udhëzimeve” të autoriteteve.

 

lindje e mesme

Sondazh

Poll