Bota

Nga Komandanti i Gardës Revolucionare te shkencëtarët e programeve bërthamore, kush u vra nga sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se Irani ishte një kërcënim për “vetë mbijetesën e Izraelit” pas sulmeve.

13 Qershor 2025, 07:39 Nga M.B
Nga Komandanti i Gardës Revolucionare te shkencëtarët e
Foto nga sulmet

LINDJE E MESME- Operacioni "Rising Lion”, për të cilin Izraeli tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, thuhet se ka vrarë disa figura të larta ushtarake iraniane dhe shkencëtarë bërthamorë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se Irani ishte një kërcënim për “vetë mbijetesën e Izraelit” pas sulmeve.

Ja personat që janë konfirmuar të vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane:

Hossein Salami , komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike

Gholamali Rashid , komandanti i Shtabit Qendror të Khatam-al Anbiya

Fereydoon Abbasi , shkencëtar bërthamor dhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit

Mohammad Mahdi Tehranchi , një tjetër shkencëtar bërthamor i përfshirë në programin e armëve bërthamore të Iranit

Mohammad Bagheri , Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit

Ali Shamkhani, këshilltari i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është plagosur rëndë, sipas raportimeve iraniane.

lindje e mesem

Sondazh

Poll