Bota

VIDEO/ "Po parandaloj një skandal publik", eurodeputeti shkatërron ekspozitën e shoqatës pro-LGBT në parlamentin polak

Pavarësisht incidentit, gazetarët në vendngjarje konfirmuan se ekspozita u riinstalua përsëri. P

12 Qershor 2025, 22:34 Nga r.ll
VIDEO/ "Po parandaloj një skandal publik", eurodeputeti
eurodeputeti

POLONI- Eurodeputeti Grzegorz Braun ka shkatërruar një ekspozitë të organizuar nga një shoqatë pro-LGBT, Opole Rainbow, gjatë vizitës së tij në parlamentin polak. Ai e bëri këtë sepse tha se kundërshtonte shfaqjet e asaj që ai e quajti "ideologji LGBT". Pavarësisht incidentit, gazetarët në vendngjarje konfirmuan se ekspozita u riinstalua përsëri. Pamjet e postuara në platformën e mediave sociale X e treguan eurodeputetin duke rrëzuar dhe shkelur posterat e vendosur në ekspozitën që u hap më 11 qershor.

Në reagimin e tij Braun pretendoi se veprimi i tij ishte në mbrojtje të interesit publik. "Po parandaloj një skandal publik", tha ai, ndërsa argumentoi se shfaqjet LGBT ishin një fyerje ndaj besimit katolik dhe mirësjelljes publike.

 Kjo nuk ishte hera e parë që Braun ka synuar ekspozita me temë LGBT nga e njëjta organizatë. Ai më parë kishte shkatërruar një ekspozitë të ngjashme në mars të këtij viti në sheshin e qytetit jugor polak të Opoles. Katoliku i devotshëm u zgjodh eurodeputet vitin e kaluar, duke kandiduar për partinë e krahut të djathtë të Konfederatës. Megjithatë, si pasojë e një incidenti në të cilin ai u përfshi si deputet polak në vitin 2023, ai nuk është pranuar nga asnjë prej grupimeve të krahut të djathtë në Parlamentin Europian. 

Ai është përfshirë gjithashtu në prishjen e përkujtimit të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në PE. Në një incident tjetër, ai mori pjesë në djegien e një flamuri të Bashkimit Evropian dhe në heqjen e një flamuri ukrainas nga një ndërtesë publike në Poloninë lindore. Këtë vit, Braun u largua nga partia e Konfederatës për të kandiduar si kandidat presidencial për grupin e tij të Konfederatës së Kurorës Polake. 

Ai mbështeti një platformë kundër anëtarësimit të Polonisë në BE, rezistencës ndaj “ukrainizimit dhe judaizimit të Polonisë” dhe rivendosjes së dënimit me vdekje. Pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në fillim të qershorit, ai mbështeti me ngurrim fituesin Karol Nawrocki, të Partisë Konservatore të opozitës (PiS). Kjo pasi ai siguroi premtime nga Nawrocki për të mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Ukrainës për shkak të refuzimit të saj për ta quajtur masakrën e Volhynias të Luftës së Dytë Botërore një akt "gjenocidi".

parlamenti i polonise grzegorz braun

Sondazh

Poll