Bota

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit/ "Çmenden" çmimet globale të naftës, pësojnë rritje të ndjeshme

Sipas mediave të huaja, kontratat e naftës referuese, Brent Crude dhe Nymex light sweet, u rritën me më shumë se 10% pas publikimit të lajmit.

13 Qershor 2025, 07:48 Nga M.B
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit/ "Çmenden" çmimet globale
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Çmimet globale të naftës u rritën pasi Izraeli tha se kishte goditur Iranin, në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme. Sipas mediave të huaja, kontratat e naftës referuese, Brent Crude dhe Nymex light sweet, u rritën me më shumë se 10% pas publikimit të lajmit.

Tregtarët janë të shqetësuar se një konflikt midis Iranit dhe Izraelit mund të ndërpresë furnizimet që vijnë nga rajoni i pasur me energji. Kostoja e naftës së papërpunuar ndikon në gjithçka, nga çmimi i ushqimit në supermarket deri te kostoja e mbushjes së makinës suaj.

Analistët i kanë thënë BBC-së se tregtarët e energjisë tani do të jenë në pritje për të parë nëse Irani do të hakmerret në ditët në vijim.

lindje e mesme

Sondazh

Poll