12 Qershor 2025, 14:30
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ia ka zgjatur afatin Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) për gjashtë muajt e ardhshëm, për bizneset e mëdha.
Në Kosovë të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit u detyruan të kalojnë në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.
Kjo nënkupton se ato duhet të lidhin kontratë me një nga 21 kompanitë e licencuara në vend për furnizim me energji.
Kompanitë që nuk kanë arritur të lidhin kontratë, furnizohen nga KEK-u, si mundësia e fundit për furnizimin me rrymë për to.
Sipas dispozitave të Ligjit për Energji Elektrike, Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është një furnizues që caktohet për një periudhë të kufizuar kohore dhe ofron shërbime furnizimi për konsumatorët të cilët nuk kanë arritur të kontraktojnë një furnizues tjetër, apo që kanë humbur furnizuesin e tyre ekzistues.
Ky furnizues përcaktohet përmes një tenderi të hapur të shpallur nga ZRRE-ja.
Në bazë të këtij tenderi, rregullatori emëron FMF-në për një periudhë trevjeçare.
Por, në rast se nuk përzgjidhet një furnizues për atë periudhë, ZRRE-ja ka të drejtë të caktojë një furnizues të përkohshëm për një periudhë jo më të gjatë se gjashtë muaj, gjatë së cilës do të zhvillohet tenderi i ri.
ZRRE nuk ka dhënë ndonjë arsye zyrtare për zgjatjen e mandatit të KEK-ut si FMF deri më 31 janar 2026.
FMF-ja ofron gjithashtu mbështetje për konsumatorët që janë në proces të kërkimit të një furnizuesi alternativ, për një periudhe 60-ditore.
Ky zhvillim pason hyrjen në fuqi të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Vendimi parasheh që bizneset që i plotësojnë kriteret e përmendura duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të energjisë në treg të lirë, me çmime të parregulluara nga institucionet shtetërore.
KEK-u ka bërë të ditur se ka interesim të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve për të lidhur kontrata furnizimi, mirëpo nuk ka specifikuar se sa është numri i tyre./REL
zrre
Aktualitet
12 Qershor 2025, 14:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama mbi kërkesën e uni...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 13:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 3 pjesëtarë organizatash kriminale ekstradohen në Itali. Policia bën me dije se në vijim të bash...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 13:51
Shteg.org
Foto Ilustruese
LIBRAZHD- Në periferi të qytetit të vogël të Librazhdit, mes maleve të qeta dhe rrugëve që ngjajn&e...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 13:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 10 qers...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 12:52
E. D
foto ilustruese
PATOS- Babë e bir janë përfshirë në një sherr fizik ditën e sotme në Zharrëz. Mësohet se...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 12:12
foto ilustruese
TIRANË- Seanca në Apelin e GJKKO për Festim Bexhdilin, kopshtarin e Golden Resort ku u filmua për herë të fun...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 12:03
E. D
estim Bexhdili
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar po mbahet seanca për r...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 12:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë një njoftim lidhur me situatën e krijuar në ...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 11:47
M.B
Foto ilustruese
QERRET- Një ngjarej e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës nga ku mësohet se rreth orës 10:00, nj...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 11:44
M.B
Foto ilustruese
SHËNGJIN- Një pushuese nga Kosova është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pasi ë...