Aktualitet

Pjesëtarë organizatash kriminale, ekstradohen në Itali 3 persona

Policia bën me dije se në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shqiptarëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

12 Qershor 2025, 13:54 Nga M.B
Pjesëtarë organizatash kriminale, ekstradohen në Itali 3 persona
Foto ilustruese

TIRANA- 3 pjesëtarë organizatash kriminale ekstradohen në Itali. Policia bën me dije se në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shqiptarëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Konkretisht bëhet fjalë për E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Sipas policisë është ekstraduar edhe E. Zh., 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Gjithashtu sipas njoftimit është ekstraduar drejt Italisë dhe K. N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Njoftimi:

Ekstradohen në Itali, 3 pjesëtarë organizatash kriminale.

Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:

-E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-E. Zh., 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-K. N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

ekstradim ne itali

Sondazh

Poll