Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Reagon Kryeministri, Narendra Modi: Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur! E pamundur të përshkruhet dhimbja

Në një postim në platformën X, Modi e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që ka lënë pas shumë dhimbje.

12 Qershor 2025, 13:29 Nga E. D
Rrëzimi i avionit në Indi/ Reagon Kryeministri, Narendra Modi:
Narendra Modi

INDI- Kryeministri indian Narendra Modi ka reaguar pas rrëzimit tragjik të një avioni të Air India në qytetin Ahmedabad, ngjarje që ka tronditur mbarë vendin. Përmes një postim në platformën X, Modi e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që ka lënë pas shumë dhimbje.

"Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe ka përhapur trishtim. Është e pamundur të përshkruhet me fjalë dhimbjen që ndiejmë. Në këtë orë të trishtueshme, mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit. Jam në kontakt me ministrat dhe autoritetet që po punojnë për të ndihmuar të prekurit", tha Mondi në X. 

Ndërkohë, ministri i shëndetësisë i vendit foli për "shumë njerëz" që kanë humbur jetën, pa dhënë shifra. Megjithatë, informacione të pakonfirmuara flasin për të paktën 130 të vdekur, pa u ditur se cilët prej tyre ishin në avion dhe cilët në tokë.

narendra modi

Sondazh

Poll