Bota

Tragjedia në Indi/ Dalin PAMJET kur avioni me 244 persona në bord shpërthen në flakë pas përplasjes në pistë

Sipas raportimeve fillestare, avioni i Air India u rrëzua në një zonë banimi. Ndërsa numri i saktë i pasagjerëve në bord nuk është sqaruar ende.

12 Qershor 2025, 11:50 Nga E. D

Tragjedia në Indi/ Dalin PAMJET kur avioni me 244 persona në bord

INDI- Janë publikuar imazhet e para nga rrëzimi i avionit në Indi. Siç shihet edhe në video teksa avioni përplaset në tokë përfshihet edhe nga flakët. Gjithashtu video të tjera tregojnë tym të dendur në qiellin mbi aeroportin e Ahmedabadit.

 

Sipas raportimeve fillestare, avioni i Air India u rrëzua në një zonë banimi. Ndërsa numri i saktë i pasagjerëve në bord nuk është sqaruar ende. Por nga raportimet e deritanishme thuhet se avioni kishte në bord 244 persona të cilët ishin nisur për në aeroportin e Londrës. 

 

Siç raporton BBC, sinjali humbi disa sekonda pas ngritjes dhe kur avioni ishte në 625 metra lartësi. Ministri i aviacionit civil të Indisë tha se forcat e kërkim-shpëtimit janë mobilizuar.

 

indi

Sondazh

Poll