Bota

Kush dëshironi ta fitojë luftën Rusi-Ukrainë?/ Shefi i Pentagonit vihet në siklet gjatë seancës dëgjimore në Senat, Pete Hegseth: Paqja është në interesin tonë kombëtar... (VIDEO)

Edhe pse tha se Rusia është agresori, Hegseth nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes se kush dëshiron të fitojë luftën.

12 Qershor 2025, 10:20 Nga E. D
Kush dëshironi ta fitojë luftën Rusi-Ukrainë?/ Shefi i
Pete Hegseth

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, u vu nën presion dje gjatë një seance dëgjimore të tensionuar në Senat, kur senatori republikan Mitch McConnell e pyeti drejtpërdrejt se cila palë dëshiron të fitojë në luftën në Ukrainë. Edhe pse tha se Rusia është agresori, Hegseth nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes se kush dëshiron të fitojë luftën.

 

“Siç e kemi thënë shumë herë, presidenti është i përkushtuar për paqen në këtë konflikt. Në fund të fundit, paqja është në interesin tonë kombëtar dhe ne besojmë se është në interes të të dyja palëve edhe pse një rezultat i tillë mund të mos jetë i pranueshëm për shumë njerëz në këtë sallë dhe në vendin tonë”, tha Hegseth.

Senatori McConnell më pas e pyeti se cilën anë mbështet presidenti Kinez Xi Jinping, për të cilën Hegseth dha një përgjigje komplekse. Gjithashtu ai kritikoi edhe politikat e administratës së mëparshme, por në fund pranoi se Kina ndoshta do të donte që Rusia të fitonte konfliktin në Ukrainë.

Ai shtoi se, në një kohë kur kundërshtarët e Amerikës po rreshtohen gjithnjë e më shumë, është e rëndësishme të ruhet pozicioni global.

“Një gjë është e sigurt  ne nuk duam që titujt në fund të kësaj lufte të shkruhen ‘Rusia fitoi, Amerika humbi’”. Sidomos tani, kur kundërshtarët tanë janë më të fortë se kurrë që nga rënia e Murit të Berlinit”,  tha McConnell.

 

 

pete hegseth

Sondazh

Poll