12 Qershor 2025, 10:56
Nga E. D
Edi Rama dhe Lulzim Basha
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryeministri Rama e kishte paditur Bashën për shpifje dhe kërkonte që ai të paguante dëmin jo pasuror në vlerë 1 mln lekë, për një deklaratë të tij në tetor të vitit 2018. Por pasi shqyrtoi të dhënat, gjykata vendosi dhe rrëzoi padinë si të pabazuar në prova, teksa shpenzimit gjyqësore do të paguhen nga pala paditëse.
Njoftimi i plotë i Gjykatës së Tiranës
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt: “1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. 2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.
Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,
PËR KËTO ARSYE;
Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile
V E N D O S I:
1. Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.
2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.
3. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

edi rama lulzim basha
Politike
12 Qershor 2025, 10:35
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur konferenca e drejtorëve të përgjithshëm të doganave t...
Politike
12 Qershor 2025, 10:30
M.B
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e parë të nisjes së gjyqit në dosje...
Politike
12 Qershor 2025, 10:23
M.B
Albana Vokshi dhe Vilma Nushi
TIRANA- Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur sot në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca mes sa...
Politike
12 Qershor 2025, 10:02
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përme...
Politike
12 Qershor 2025, 08:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka uruar socialistët shqiptar me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Partisë Social...
Politike
12 Qershor 2025, 08:04
E. D
Martin Dvorak
KOSOVË- Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në infrastrukturë, por ende mbetet peng i men...
Politike
12 Qershor 2025, 07:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgj...
Politike
11 Qershor 2025, 22:33
N.F
Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri nuk do të kalojn&eu...
Politike
11 Qershor 2025, 22:23
N.F
Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se në asamble e PPE-së u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonj&e...
Politike
11 Qershor 2025, 21:13
Dosja.al
Foto ilustruese
TIRANË- Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi vjen zyrtarisht nga Prokurori...