Aktualitet

"Dyshoj se e ka goditur edhe me drunj!" Vrasja në Klos/ Bashkëfshatari: Viktima ishte njeri i mirë nuk kishte konflikte me autorin

Ai ka treguar vendin ku është gjetur trupi i viktimës, ndërsa rreth 6 metra më tutje është gjetur telefoni i tij.

12 Qershor 2025, 09:50 Nga M.B
"Dyshoj se e ka goditur edhe me drunj!" Vrasja në Klos/
Bashkëfshatari

KLOS- Zenel Velsula, një nga personat e parë që shkoi pranë trupit të pajetë të viktimës në Klos, Selim Velsulës, ka treguar për mediat detaje nga vendngjarja. Ai ka treguar vendin ku është gjetur trupi i viktimës, ndërsa rreth 6 metra më tutje është gjetur telefoni i tij.

Gjithashtu ai ka ngritur dyshime se autori mund të ketë goditur përveçse me thikë, edhe me dru, të shkulura nga një gardh aty pranë. Zenel Velsula ka theksuar se vëllai i viktimës ka qenë rreth 500 metra larg vendngjarjes por nuk ka arritur të shohë apo dëgjojë asgjë.

“Telefoni është gjetur më lart, viktima ishte këtu i shtrirë. Ishte i vrarë, i gjakosur. Në kokë se kam parë. Kishte një dru ndërmjet këmbëve, këtu ka qenë i shtrirë. Ka qenë duke ruajtur lopën dhe kalin. Telefoni u gjet pak më sipër. Viktima s’ka pasur konflikt, as me autorin. Nuk kanë pasur konflikte për toka, autorin se kam parë në fshat.

Faturuesi i ujit, se po hapja kanalin e ujit unë dhe një tjetër, kishte ardhur këtu, ishte afruar dhe kishe parë trupin. Më mori në telefon më tha ‘ka ndodhur një ngjarje hajde shpejt’, jemi komshinj. Më tha “S’po e njoh a është Selimi apo Elmazi’, se i vëllai ka qenë më poshtë me bagëtitë.

Erdhëm këtu dhe lajmëruam policinë. Kur erdha ishte këtu vëllai i vet e pyeta “A dëgjove zhurmë a diçka?”. Më tha që s’kishte dëgjuar gjë. I thashë “Si s’ke parë vëllain e varë në rrugë”, tha “Ku është?”. S’kishte parë gjë”, tha bashkëfshatari.

zenel velsula

Sondazh

Poll