12 Qershor 2025, 09:07
Nga M.B
Levian Goga
GREQIA- Një emigrant shqiptar në Greqi, Levian Goga, ka shpëtuar dy fëmijë të mitur nga mbytja në lumin Arakthos, pranë fshatit Neohori të Artës. Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mesditë, ku sipas dëshmitarëve, djali më i madh u hodh për të shpëtuar mikun e tij dhe në përpjekje për ta tërhequr, e kapi nga qafa duke rrezikuar të dy.
Bëhet me dije se një i ri me motor vrapoi në kafenenë ku ndodhej Goga dhe kërkoi ndihmë duke thënë se po mbyten dy fëmijë në lumë. Goga ka treguar për mediat, ai ka reaguar menjëherë duke marrë makinën dhe duke u nisur drejt vendngjarjes për të shpëtuar fëmijët.
Ai arriti të gjente njërin prej fëmijëve në thellësi, i cili ishte pa ndjenja dhe me fytyrë të nxirë dhe arriti ta nxirrte gjallë. Sipas rrëfimit, kur dëgjoi se ishte edhe një fëmijë tjetër, Goga u hodh sërish dhe e gjeti të shtrirë me shpinë në fundin e lumit.
Deklarata e Levian Gogës për mediat greke:
Isha në kafene. Vjen një djalë me motor dhe bërtet ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, vrapova. Mora makinën dhe shkova. Hyra mes kallamishtes, nuk shihja gjë. Hipëm në një varkë me të tjerë. U hodha një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë dhe u zhytja rreth tetë metra.
Aty e pashë. Djali ishte i shtrirë, i palëvizshëm, fytyra e nxirë, duart e këmbët të hapura. Si i vdekur. E kapa dhe me zor e nxora. Pastaj dëgjova se kishin gjetur edhe të dytin. U hodha sërish, dy e tre herë.
E gjeta me shpinë në fund. Kur e nxora, i dilte gjak nga hunda dhe goja. U tremba. Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race apo feje kanë. Edhe unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do bënte çdo prind. Vetëm fëmijët më rrinë në mendje. Të jetojnë. Të zgjohen. Të bëjnë jetën e tyre. Më vjen keq. Edhe fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…
levian goga
Aktualitet
12 Qershor 2025, 09:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së kaluar (11 qershor), ku u gjet i vrarë me thikë Selim Vel...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 08:49
E. D
Hazbi Velsula
KLOS- Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 08:41
E. D
Rasim Velsula
TIRANË- Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar fshati Xibër në Klos, ku Selim Velsula, 65-vje...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 08:34
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova shënon sot 26-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqer...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 08:04
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 per...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 07:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e 65-vjeçarit Selim Velsulës në Xibër t&eu...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 07:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autori i dyshur i vrasjes së 65-vjeçarit Hazbi Velsula, në fshatin Xibër të bashkisë Klo...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kth...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 22:47
N.F
Nena e Martin Canit
TIRANË- Nëna e 14 vjeçarit Martin Cani, Florina u shpreh se është tronditur me publikimin e pamjeve t&e...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 22:40
N.F
Florina Cani
TIRANË- Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina ka reaguar për herë të parë...