Bota

"Ruajnë ekuilibrin e fuqisë në mbarë botën"/ Putin: Armët bërthamore ruse janë garanci e sovranitetit kombëtar

Vërejtjet e tij, të transmetuara në televizionin shtetëror, u bënë gjatë një takimi me zyrtarë të lartë kushtuar industrisë mbrojtëse të Federatës Ruse.

12 Qershor 2025, 07:45 Nga E. D
"Ruajnë ekuilibrin e fuqisë në mbarë botën"/
Vladimir Putin

RUSI- Lideri i fortë i Kremlinit, Vladimir Putin, ka theksuar se programi i ri i armëve të Rusisë duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë të ashtuquajturës "triadë" të armëve bërthamore. Sipas Putin janë armëve bërthamore të lëshuara nga toka (raketa balistike ndërkontinentale, ICBM), deti (raketa balistike të lëshuara nga nëndetëset, SLBM) dhe ajri (bombarduesit strategjikë).

Vërejtjet e tij, të transmetuara në televizionin shtetëror, u bënë gjatë një takimi me zyrtarë të lartë kushtuar industrisë mbrojtëse të Federatës Ruse.

“Pa dyshim, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet treshes bërthamore, e cila ka qenë dhe do të mbetet një garanci e sovranitetit kombëtar të Rusisë, duke luajtur një rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit të fuqisë në botë”, tha Presidenti Putin.

Ai tha se 95% e armëve në forcat bërthamore strategjike të Rusisë janë modernizuar plotësisht, një përqindje që ai tha se ishte më e larta midis fuqive bërthamore në botë.

vladimir putin

Sondazh

Poll