Sport

Real Madridi publikon listën e lojtarëve për Kupën e Botës midis Klubeve

Në skuadër përfshihen edhe Huijsen, Alexander-Arnold dhe nëntë lojtarë të rinj.

11 Qershor 2025, 17:50 Nga DOSJA
Real Madridi publikon listën e lojtarëve për Kupën e

SPANJE - Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës për Klube, e cila fillon këtë të shtunë, më 14 qershor.

Ekipi i Xabit do të luajë ndeshjen e parë më 18 qershor kundër Al Hilal. Më pas do të përballet me Pachuca më 22 qershor dhe do të mbyllë fazën e grupeve kundër  Salzburgut më 27 qershor. 

Lista e lojtarëve është si më poshtë:

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Fran González dhe Mestre. 

Mbrojtës: Dani Carvajal, Éder Militão, David Alaba, Trent Alexander-Arnold, Lucas Vázquez, Fran García, Antonio Rüdiger, Ferland Mendy, Huijsen, Youssef, Jacobo, Asencio, Fortea dhe Diego Aguado.

Mesfushorë: Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Federico Valverde, Luka Modrić, Aurélien Tchouaméni, Arda Güler, Dani Ceballos, Chema dhe Mario Martín.

Sulmues: Vinicius Jr., Kylian Mbappé, Rodrygo Goes, Endrick, Brahim Díaz, Gonzalo dhe Víctor Muñoz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll