Sport

Joan Garcías nënshkruan me Barçën, nxehet situata sociale në Katalonjë. Përfshihet edhe kreu i qeverisë Illa: "Nuk është tradhti!"...

Presidenti i qeverisë së Katalonjës, Salvador Illa, thotë se ai do të preferonte që portieri të shkonte te një ekip katalanas.

11 Qershor 2025, 17:19 Nga DOSJA
Joan Garcías nënshkruan me Barçën, nxehet situata

SPANJE - Largimi i Joan Garcías nga Espanyol në Camp Nou, po shkakton trazira në Barcelonë. 

Tifozët e ‘Pericës’ janë thellësisht të mërzitur me portierin që u largua për të luajtur për armikun e madh të qytetit, ndërkohë që shumë e konsiderojnë atë një tradhti. Sakaq, portieri po mendon se si t'u thotë lamtumirë tifozëve para se të nënshkruajë për Barcelonën. Një situatë që tejkalon sferën sportive.

Salvador Illa, president i qeverisë katalanase, është një tifoz i Espanyol. Ai madje u pyet për këtë çështje në një intervistë në RAC-1, nëse edhe ai e konsideron këtë një tradhëti: "Jo, nuk do ta quaja kështu. Do të doja që të vazhdonte, por kështu është në botën e sportit elitar." 

Kur u pyet se çfarë mendonte për shkuarjen e tij në Barcelonë, presidenti i katalanasve u përgjigj shpejt: "Epo, unë preferoj që ai të shkojë në një ekip katalanas".

Ndërkohë, lojtari ka arritur tashmë një marrëveshje të plotë me Barcelonën. Mbetet që klubi katalanas të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit dhe të njoftojë përfundimisht nënshkrimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll