Sport

VIDEO/ Një vit para Kupës së Botës, Shtetet e Bashkuara fundosen nga Zvicra

Shtetet e Bashkuara pësuan një humbje 4-0 nga Zvicra në një ndeshje miqësore të martën në mbrëmje në Nashville, Tennessee. Kjo humbje është e katërta radhazi për ekipin e trajnuar nga Mauricio Pochettino, e para që nga viti 2007.

11 Qershor 2025, 15:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Një vit para Kupës së Botës, Shtetet e Bashkuara

SHBA - Kjo është e paprecedentë që nga viti 2007. Një vit para Kupës së Botës në shtëpi, Shtetet e Bashkuara pësuan humbjen e thellë (0-4), e katërta radhazi natën e së martës, duke gdhirë e mërkurë gjatë një ndeshjeje miqësore në Nashville (Tennessee).

Kjo seri e dobët mund të shpjegohet me mungesën e lojtarëve kyç, gjë që e detyroi Mauricio Pochettinon, ish-trajnerin e PSG-së, Chelseat dhe Tottenhamit, të përdorte rezervat e ekipit të tij. "Zgjedhja e formacionit titullar është përgjegjësia ime", tha trajneri argjentinas pas ndeshjes. "Doja t'u jepja kohë loje disa lojtarëve, por nuk u futëm kurrë në lojën tonë."

Ylli amerikan i Milanit, Christian Pulisic, po pushon, ndërsa dyshja e Juventusit, Weston McKennie dhe Timothy Weah, janë jashtë fushe në Kupën e Botës për Klube. Këta tre lojtarë kyç ishin të pranishëm në gjysmëfinalen e fundit të Ligës së Kombeve të CONCACAF, të cilën e humbën 1-0 ndaj Panamasë marsin e kaluar.

"Është e lehtë të shikosh një pjesë të shkurtër dhe të mendosh se gjithçka do të shembet (zviceranët shënuan katër gola në 36 minuta), se nuk do të jemi në gjendje të rikuperohemi nga një rezultat si ky", tha mbrojtësi amerikan Walker Zimmerman (32 vjeç, 45 ndeshje) në TNT. Por shikoni përgatitjet për Kupën e Botës 2022, ne e mundëm Marokun 3-0 dhe ata shkuan në gjysmëfinale."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll