Sport

Befasi, Beckham do të përballet me Beckham në ndeshjen hapëse të Botërorit për Klube!...

Nënshkrimi i ri i klubit egjiptian Al-Ahly, Ahmed Ramadan "Beckham" do të përballet me Inter Miami, në pronësi të të famshmit David Beckham, gjatë Kupës së Botës për Klube.

11 Qershor 2025, 15:42 Nga DOSJA
Befasi, Beckham do të përballet me Beckham në ndeshjen

SHBA - Beckham kundër Beckham. Ky është një duel që mund të ofrohet nga ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Klube, Al-Ahly kundër Inter Miami, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, duke gdhirë të dielën (ora 2 e mëngjesit) në Florida.

Klubi egjiptian nënshkroi me mbrojtësin qendror Ahmed Ramadan "Beckham" më 5 qershor, në huazim nga Cleopatra FC. Një nënshkrim strategjik përpara fillimit të garës në Shtetet e Bashkuara.

Dhe për ndeshjen e tyre hapëse, Al-Ahly, e dyta në Premier League egjiptiane pas Pyramids FC, do të përballet me Inter Miami, në pronësi të legjendës angleze David Beckham.

Të dyja ekipet janë në Grupin A, me brazilianen SE Palmeiras dhe portugezët e FC Portos. Fazat e grupeve do të përfundojnë më 26 qershor me ndeshjen midis Al-Hilal FC të Arabisë Saudite dhe CF Pachuca të Meksikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll