Aktualitet

U ndalua nga policia për kontroll, shqiptarit i zbulohet droga në gomën rezervë të mjetit, vihet në pranga në Itali

Policia nga ky opercion ka sekuestruar 10 kilogramë kokainë.

11 Qershor 2025, 16:18 Nga N.F
U ndalua nga policia për kontroll, shqiptarit i zbulohet droga në
Foto

ITALI- Autoritetet italianë kanë vënë në pranga një shqiptar. Raportohet se arrestimi i shqiptarit kaa rdhur pasi ai u kap me sasi droge në Cassino. Policia nga ky opercion ka sekuestruar 10 kilogramë kokainë.

I riu shqiptar u ndalua në autostradë ndërsa drejtonte një Alfa Romeo. Mësohet se ai e kishte fshehur lëndën narkotike në gomën rezervë të mjetit. Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u fut në burg. Po hetohet lidhja e tij me personat që e kishin porositur kokainën, që dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria.

policia italiane droge arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll