Aktualitet

21-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali/ Pas përplasjes me një mjet të parkuar përfundoi në rrugë, u godit nga një makinë tjetër (EMRI+FOTO)

11 Qershor 2025, 15:40 Nga N.F
21-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali/ Pas
Matias Selaj

ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 21-vjeçar shqiptar. Viktima është identifikuar si Matias Selaj. I riu ndërroi jetë pas një aksidenti i cili u regjistrua mëngjesin e 4 qershorit, teksa po lëvizte me motor.

I riu u përplas me një furgon të parkuar anash rrugës. Nga përplasjë e fortë trupi ka përfunduar disa metra larg ku përpasojë u përplas një mjet tjetër. Viktima raportohet se po shkonte në punë teksa ngjarja saktësisht ka ndodhur në rrugën Strada dei Vivai, pranë Sant’Angelo di Piove.

I riu goditi pjesën e pasme të një furgoni Opel të ndalur në anë të rrugës. Pas përplasjes, ai përfundoi në korsinë e kundërt, ku u godit nga një makinë tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, e drejtuar nga një grua 49-vjeçare. Ai nuk arriti të mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital, 3 ditë pas ngjarjes.

matias selaj aksident ne itali

Sondazh

Poll