Sport

Reagon edhe Pep Guardiola: “Kur shoh fëmijët në Gaza, shoh fëmijët e mi”…

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka reaguar për viktimat e mëdha civile të lidhura me konfliktet e shumta të vazhdueshme në të gjithë botën, përfshirë konfliktin në Gaza.

11 Qershor 2025, 09:30 Nga DOSJA
Reagon edhe Pep Guardiola: “Kur shoh fëmijët në Gaza, shoh

ANGLI - Pasi u ankua për "mijëra njerëz dhe fëmijë të pafajshëm të vrarë në Sudan dhe Ukrainë në veçanti", Pep Guardiola shprehu shqetësimin e tij edhe për luftën në Gaza, e cila "e lëndon atë në të gjithë anët".

Këto fjalë u thanë nga trajneri i Manchester City me rastin e dhënies së një doktorature nderi në Universitetin e Mançesterit.

"Ajo që po shohim në Gaza është shumë e dhimbshme. Le të jemi të qartë, nuk është çështje ideologjie", shtoi Guardiola. "Nuk ka të bëjë me thënien, 'Kam të drejtë' ose 'e ke gabim'. Është thjesht dashuria për jetën, kujdesi për të afërmin tend." 

Katalanasi u nderua të hënën në mbrëmje për punën e Fondacionit të tij Guardiola Sala, si dhe për karrierën e tij të shkëlqyer në stol.

"Ndoshta mendojmë, duke parë djem dhe vajza katërvjeçare të vrarë nga bombat, ose në spital (...), se nuk është problemi ynë. Po, mund ta mendojmë këtë, por le të jemi të kujdesshëm. Fëmijët pas kësaj do të jenë tanët", vazhdoi trajneri 54-vjeçar. 

"Më vjen keq, por kur i shoh fëmijët e Gazës çdo mëngjes që kur filloi ky makth, shoh fëmijët e mi, Marian, Mariusin dhe Valentinën, dhe kam shumë frikë."

Pas sulmeve të 7 tetorit 2023, të cilat morën jetën e 1.219 izraelitëve - kryesisht civilë - sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në të dhëna zyrtare, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gaza.

Që nga fillimi i luftës, rreth 55.000 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë nga ushtria izraelite, sipas shifrave nga ministria e shëndetësisë e Hamasit, të konsideruara të besueshme nga OKB-ja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll