Politike

Tragjedia me 10 viktima në Austri/ Vjosa Osmani: Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë jo vende dhune dhe terrori

Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani shpreh hidhërimin e saj për ngjarjen e rëndë.

10 Qershor 2025, 15:26 Nga E. D
Tragjedia me 10 viktima në Austri/ Vjosa Osmani: Shkollat duhet të
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me tragjedinë në qytetin Graz të Austrisë, ku të paktën 10 perona humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të qytetit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani shpreh hidhërimin e saj për ngjarjen e rëndë. Presidentja shprehet se sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është shkatërrues.

“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është shkatërrues. Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre shumë shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë”, shkruan Vjosa Osmani.

Të paktën 10 persona humbën jetën nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën. Mediat e huaja shkruajnë se disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues. Autori i dyshuar, i konsideruar si nxënës në këtë fazë, ka kryer vetëvrasje, pohojnë raportimet. Nga ana tjetër, një operacion policor ishte duke u zhvilluar në rrugën Dreierschuetzengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme. Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të bëjnë komente të mëtejshme. 

sulmi ne austri vjosa osmani

Sondazh

Poll