Aktualitet

Tentuan të parakalojnë mjetin e pastrimit të koshave, tre të rinj dhunojnë punonjësin në Athinë, në kërkim shqiptari me precedentë penal

Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i dhunimit.

10 Qershor 2025, 18:26 Nga N.F
Tentuan të parakalojnë mjetin e pastrimit të koshave, tre të
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Një punonjës i pastrimit të qytetit në Athinë është dhunuar barbarisht nga tre persona, një prej tyre shqiptar. Sipas deklaratës së punonjësit, ngjarja ka ndodhur pasi tre të rinjtë ishin me makinë pas mjetit që pastron koshat. Ata kanë tentuar që ta parakalojnë por nuk ia kanë dalë.

Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i dhunimit. Policia bën me dije se shqiptari është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, me disa precedentë në Greqi.

(VIDEO)

dhunim ne greqi

Sondazh

Poll