Bota

Austria shpall tre ditë zie kombëtare për sulmin me 10 viktima në shkollën në Graz

Në një mesazh, Kancelari Christian Stocker tha se ishte një ditë e zezë në historinë e vendit dhe se sulmi i armatosur ishte një tragjedi kombëtare që i ka prekur thellë.

10 Qershor 2025, 16:24 Nga N.F
Austria shpall tre ditë zie kombëtare për sulmin me 10 viktima
Foto ilustruese

AUSTRI- Kancelari austriak, Christian Stocker shpalli tre ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit të sotëm në një shkollë në Graz. Stoker shtoi se nesër në orën 10:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Në një mesazh, Kancelari Christian Stocker tha se ishte një ditë e zezë në historinë e vendit dhe se sulmi i armatosur ishte një tragjedi kombëtare që i ka prekur thellë.

"Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen, zinë, që po ndjen e gjithë Austria në këtë moment", shtoi ai.

Ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se autori i krimit ishte një ish-nxënës që nuk e kishte mbaruar shkollën.

"Çdo gjë tjetër është ende spekulim," shton ai. Drejtori i policisë zbuloi se policia nuk kishte informacione paraprake në lidhje me autorin e krimit. Ai tha se autori i krimit i zotëronte ligjërisht të dy armët.

sulmi me 10 viktima ne graz

Sondazh

Poll