Bota

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri, humbin jetën 5 persona

Mediat e huaja shkruajnë se disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues.

10 Qershor 2025, 11:19 Nga M.B
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në
Foto ilustruese

AUSTRIA- Të paktën 5 persona humbën jetën nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën. Mediat e huaja shkruajnë se disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues. Autori i dyshuar, i konsideruar si nxënës në këtë fazë, ka kryer vetëvrasje, pohojnë raportimet.

Nga ana tjetër, një operacion policor ishte duke u zhvilluar në rrugën Dreierschuetzengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme. Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të bëjnë komente të mëtejshme.

Disa media gjithashtu shkruajnë se autori i krimit u qëllua nga policia, megjithëse autoritetet austriake nuk e kanë konfirmuar këtë informacion. Policia tha në faqen e mediave sociale X se një operacion i vazhdueshëm ishte duke u zhvilluar në Dreierschützengasse, Graz, por nuk dha detaje të mëtejshme.

 

austria

Sondazh

Poll