10 Qershor 2025, 08:45
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Si reagim ndaj konfliktit në rritje me autoritetet lokale në Los Angeles, qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka vendosur dërgimin e trupave shtesë. Pasi një komandë rajonale përgjegjëse njoftoi për vendosjen e rreth 700 marinsave nga forcat e armatosura të rregullta në mbrëmje, Ministria e Mbrojtjes njoftoi vetëm disa orë më vonë: "se me udhëzim të presidentit Ministria e Mbrojtjes mobilizon rreth 2000 pjesëtarë shtesë të Gardës Kombëtare kaliforniane.
Trump justifikon dërgimin e Gardës Kombëtare
Trupat shtesë të Gardës Kombëtare do të dislokohen për të mbështetur Agjencinë e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe për t'u mundësuar oficerëve federalë të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të sigurt, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. Marinsat do të dislokohen për të mbështetur forcat e Gardës Kombëtare tashmë të mobilizuara dhe për të mbrojtur personelin dhe pronën federale.
Të hënën (09.06.) Trump bëri përgjegjës "agjitatorë profesionistë dhe kryengritës" për përplasjet në kuadër të demonstratave. Trump tha se "janë njerëz të këqinj, ata duhet të jenë në burg." Më tej shtoi, se demonstruesit pështynë para ushtarëve. Nëse do të vazhdonin kështu, do të "goditeshin më fort se kurrë më parë". Një mungesë respekti e tillë nuk do të tolerohet, tha Trump. Më vonë presidenti amerikan u tërhoq dhe tha vetëm, se nuk do ta quante "kryengritje, por mund të kishte çuar në një kryengritje." Lidhur me pyetjen e një gazetari, Trump u përgjigj se "nuk dua luftë qytetare". Aktualisht po zien edhe pak, po jo më aq shumë, u shpreh presidenti amerikan.
Pse u mobilizuan ushtarët?
Gjatë fundjavës, Presidenti i SHBA-së Trump kishte mobilizuar të paktën 2,000 trupa të Gardës Kombëtare - kundër dëshirave të Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom. Vendosja e Marinës si një ushtri e rregullt brenda vendit përfaqëson një përshkallëzim serioz të protestave kundër veprimeve të autoritetit amerikan të imigracionit ICE në zonën e Los Angeles.
Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së. Detyra e ushtarëve është të stërviten për operacione ushtarake dhe luftë, dhe jo për detyra policore si kontrolli i protestave në qytetet e brendshme amerikane. Prandaj vendosja e ushtarëve kundër rezistencës së guvernatorit shiet si një shfaqje shumë e pazakontë e pushtetit nga qeveria.
Operacionet e shtuara nga autoritetet amerikane të imigracionit (ICE) shkaktuan protestat e para në zonën e Los Angeles në fund të javës së kaluar. Sipas autoriteteve, dhjetëra njerëz u arrestuan në këto kontrolle. Kritikët akuzojnë qeverinë amerikane për nxitje të qëllimshme të frikës me masa në dukje ushtarake./ DW
shba
Bota
10 Qershor 2025, 08:23
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Palestinezët në Gaza thonë se u qëlluan përsëri ndërsa po shkonin drejt njërës prej qend...
Bota
10 Qershor 2025, 08:17
r.ll
karen bass
SHBA- Kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, thotë se qyteti po përdoret për një eksperiment nga qeveria...
Bota
10 Qershor 2025, 08:17
M.B
Foto ilustruese
HAGË- Kombet e Bashkuara dhe BE-ja kanë kritikuar ashpër sanksionet e fundit kundër Gjykatës Ndërkomb&eu...
Bota
10 Qershor 2025, 08:12
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, pa...
Bota
10 Qershor 2025, 07:57
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparo...
Bota
10 Qershor 2025, 07:47
r.ll
greta thunberg
IZRAEL- Një grup aktivistësh, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg, të cilët u ndaluan në një...
Bota
10 Qershor 2025, 07:43
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka nisur një sulm “masiv” me dronë në kryeqytet, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Sulmi...
Bota
10 Qershor 2025, 07:34
r.ll
protestat
SHBA- Protestat në Los Angeles kundër ICE-së, Zyrës së Imigracionit dhe Doganave, të cilët kanë kryer bas...
Bota
10 Qershor 2025, 07:26
r.ll
robert f kennedy jr
SHBA- Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr, një njeri skeptik ndaj vaksinave, ka shkarkuar...
Bota
9 Qershor 2025, 22:29
N.F
Ushtari
ITALI- Rreshter Majori i Ushtrisë, Marco Vergine nuk do ta dijë kurrë se si përfundoi beteja e tij ligjore me shtetin...