Sport

Man.City mbyll marrëveshjen me Aït-Nouri, paguan 42 milionë euro te Wolves...

Algjeriani ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2030, duke e bërë atë të disponueshëm për trajnerin spanjol Pep Guardiola për ta përdorur në Kupën e Botës për Klube...

10 Qershor 2025, 10:00 Nga DOSJA

Man.City mbyll marrëveshjen me Aït-Nouri, paguan 42 milionë euro

ANGLI - Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Aït-Nouri nga Wolverhampton Wanderers. Lojtari i kombëtares algjeriane do të nënshkruajë deri në vitin 2030, në një transferim që besohet të ketë një vlerë prej rreth 42 milionë eurosh.

Algjeriani Rayan Aït-Nouri ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn, njoftoi dje klubi anglez, pasi e ka transferuar atë nga Wolverhampton, pa zbuluar shumën e përfshirë në transferim.

Aït-Nouri, 24 vjeç, iu bashkua Wolves në vitin 2021 nga skuadra franceze Angers, duke përforcuar një pozicion të mbajtur më parë nga mbrojtësit qendrorë Nathan Ake dhe Josko Gvardiol.

Algjeriani ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2030, duke e bërë atë të disponueshëm për trajnerin spanjol Pep Guardiola për ta përdorur në Kupën e Botës për Klube, në të cilën 'Qytetarët' do të përballen me Juventusin, Al Ain dhe Wydad Casablanca.

Sipas mediave angleze, Manchester City do të ketë paguar afërsisht 42 milionë euro për të siguruar mbrojtësin, i cili kishte edhe një vit në kontratën e tij me Wolverhampton, në nënshkrimin e parë të konfirmuar nga Hugo Viana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll