Sport

Atletico Madridi ofron 15 milionë për Theo Hernandez, Milani kërkon më shumë…

Pas refuzimit të Theo Hernandez për t'u bashkuar me Al Hilal, negociatat me klubin spanjol vazhdojnë.

10 Qershor 2025, 08:30 Nga DOSJA

Atletico Madridi ofron 15 milionë për Theo Hernandez, Milani

ITALI - Theo Hernandez po largohet nga Milani. Pas tymit të zi në negociatat me Al Hilal për shkak të refuzimit të francezit, kontaktet vazhdojnë me Atletico Madridin, i cili i ka paraqitur ofertën e parë zyrtare klubit nëpërmjet Aldo Rossit. Një propozim fillestar më i ulët se kërkesa e kuqezinjve.

Transferimi i Theo Hernandez në Arabinë Saudite, te Al Hilal i trajnuar nga Simone Inzaghi dështoi për shkak të refuzimit të qartë të mbrojtësit të krahut për t'u larguar nga futbolli evropian, pavarësisht një oferte shumë të majme prej 18 milionë eurosh neto në sezon për lojtarin për 3 vjet dhe 35 milionë eurosh për Milanin (përfshirë bonuset) për regjistrimin e lojtarit. Kuqezinjtë tashmë i kishin dhënë dritën jeshile transferimit te klubi i Riadit.

Ndërkombëtari francez dëshiron të qëndrojë në Evropë, kështu që negociatat kanë filluar me Atletico Madridin, të cilët i kanë vënë syrin ish-lojtarit të Real Madridit. Sipas asaj që u zbulua nga Sky Sport, bardhekuqtë kanë paraqitur një ofertë fillestare prej 15 milionë eurosh, të cilën Milani e konsideron ende shumë të ulët. Menaxhmenti i “Djallit” po kërkon një rritje të konsiderueshme.

Për më tepër, sakaq edhe Chukwueze është gjithashtu gati të largohet nga Milani. Betis Sevilla është e interesuar për sulmuesin nigerian. Ekipi i trajnuar nga Manuel Pellegrini tashmë e ka kërkuar lojtarin e lindur në vitin 1999 për ta rikthyer atë në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll