Sport

VIDEO / Italia rikthehet tek fitorja, Spalletti e mbyll me sukses!

Në ‘Mapei Stadium’, në pjesën e parë “Azzurrët” luajnë me ritëm të ulët, dridhen pas një goli të anuluar të Nicolaescut dhe në disa raste të rrezikshme, por godasin traversën me Ranierin dhe arrijnë të zhbllokojnë ndeshjen me një goditje të saktë të Raspadorit (’40).

10 Qershor 2025, 00:50 Nga DOSJA
VIDEO / Italia rikthehet tek fitorja, Spalletti e mbyll me sukses!

ITALI - Pas turpërimit ndaj Norvegjisë që i kushtoi stolin Luciano Spallettit, Italia mposht 2-0 Moldavinë në ndeshjen e dytë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 dhe përpiqet të rikuperohet, duke u ngjitur në kuotën e tri pikëve në Grupin I.

Në ‘Mapei Stadium’, në pjesën e parë “Azzurrët” luajnë me ritëm të ulët, dridhen pas një goli të anuluar të Nicolaescut dhe në disa raste të rrezikshme, por godasin traversën me Ranierin dhe arrijnë të zhbllokojnë ndeshjen me një goditje të saktë të Raspadorit (’40).

Avantazhin në pjesën e dytë e dyfishon Cambiaso (’50), i cili shfaqet në zonë pas një aksioni të Orsolinit, por të kaltrit nuk arrijnë të shtojnë më shumë gola, gjë që mund të kishte ndihmuar në përmirësimin e golaverazhit.

Në ndeshjet e tjera Belgjika fitoi 4-3 me Uellsin Kroacia shkatërroi 5-1 Çekinë, Norvegjia fitoi 1-0 në fushën e Estonisë kurse Ishujt Faroe fituan 2-1 me Gjibraltarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll