Aktualitet

Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare, gjatë orëve të mesditës e pasdites në lindje të vendit.

10 Qershor 2025, 07:05 Nga M.B
Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare, gjatë orëve të mesditës e pasdites në lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 33 °C,

në vendet e ulëta: 20 / 36 °C,

në vendet malore: 16 / 31 °C.

moti

Sondazh

Poll