Aktualitet

"Bashkë për të përballuar shpërthimin e murtajës", Ervin Resuli zhvillon takimin e parë virtual me Dhomën Greke të Veterinerëve

Resuli thekson se nuk ka kufij mes kolegëve kur bëhet fjalë për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve.

9 Qershor 2025, 22:11 Nga r.ll
"Bashkë për të përballuar shpërthimin e
pamje nga takimi online

TIRANË- Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, ka zhvilluar takimin e parë virtual me Dhomën Greke të Veterinerëve. Këtë e ka bër të ditur vetë Resuli, përmes një postimi në Facebook ku shprehet se takimi u zhvillua përmes platformës ZOOM dhe u organizua nga Gloria Hylviu, përfaqësuese për Marrëdhëniet me Jashtë e "Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë".

Resuli bën me dije se diskutimi u përqendrua në eksperiencën e kolegëve të tij grekë me përballimin e shpërthimit të sëmundjes së murtajës tek kafshët një vit më parë, ku Greqia arriti me sukses mbylljen e të gjitha vatrave të sëmundjes.

Ai shprehet se Presidentja e Shoqatës Panhelenike të Veterinerëve të Greqisë, Athina Trachili u tregua e gatshme të ndajë njohuritë me kolegët shqiptarë dhe të ofrojë mbështetje të mëtejshme për përballimin sa më mirë të kësaj situate në vendin tonë. Resuli thekson se nuk ka kufij mes kolegëve kur bëhet fjalë për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve.

POSTIMI I PLOTË: 

Takimi i parë virtual me Dhomën Greke të Veterinerëve – Bashkë për të përballuar PPR

Të shtunën, Presidenti i UPMVSH Dr.Ervin Resuli zhvilloi një video call zyrtar përmes platformës ZOOM me Dr. Athina Trachili – Presidente e Shoqatës Panhelenike të Veterinerëve të Greqisë dhe Sekretare e Përgjithshme në UEVP si dhe me Prof. Georgios Valiakos , një nga ekspertët kryesorë të menaxhimit të PPR në Greqi.

Ky takim u organizua nga Dr. Gloria Hylviu, përfaqësuese për Marrëdhëniet me Jashtë në UPMVSH.

Diskutimi u përqendrua në eksperiencën e kolegëve grekë me përballimin e shpërthimit të PPR një vit më parë, ku Greqia arriti me sukses mbylljen e të gjitha vatrave të sëmundjes. Nga ky bashkëbisedim morëm këshilla konkrete dhe praktike, duke u mbështetur në strategjitë që ata përdorën me efikasitet.

Presidentja znj. Athina Trachili u tregua e gatshme të ndajë njohuritë dhe protokollet me kolegët shqiptarë dhe të ofrojë mbështetje të mëtejshme për përballimin sa më mirë të kësaj situate në vendin tonë.

Nuk ka kufij mes kolegëve kur bëhet fjalë për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve.

UPMVSH falënderon sinqerisht Presidenten Trachili dhe Prof. Valiakos për solidaritetin profesional dhe shkëmbimin e dijes. Kjo është forca e komunitetit veterinar europian!

ervin resuli

Sondazh

Poll